HALIL SNOPÇE MERR PJESË NË KONFERENCËN E OBSE-SË/ “PAS 32 VITEVE DEMOKRACI, ENDE NUK ARRITËM TË SIGUROJMË ZHVILLIM EKONOMIK, JETËT TONA BËHEN GJITHNJË E MË TË VËSHTIRA”
Deputeti nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, merr pjesë në konferencën e organizuar nga asambleja parlamentare e OBSE-së, që mbahet në Nikozi, Qipro.
“Te luftojmë korrupsionin, ta mbrojmë demokracinë”, kjo është tema e konferencës, në të cilën Snopçe ka mbajtur fjalimin e tij. Raporton News33.tv
“Pyetja kryesore që parashtrohet me këtë rast është “a bëjmë mjaftueshëm për këtë qellim”?, Demokracia në Republikën e Maqedonisë së Veriut po e feston 32 vjetorin e saj. Çka mund të thuhet tani? Pas 32 viteve demokraci, ende nuk arritëm të sigurojmë zhvillim ekonomik, jetët tona bëhen gjithnjë e më të vështira dhe shteti ynë është një nga shtetet më të prapambetura në Evropë.”- ka thënë Snopçe.
“Në këtë sallë gjendemi shumë njerëz që mund të kenë impakt për ta ndryshuar situatën” – këtë në fjalimin e saj deklaroi nikoqirja e kësaj konference Znj. Irene Charalambides.
Pyetja kryesore që parashtrohet me këtë rast është “a bëjmë mjaftueshëm për këtë qellim”? Ose thënë më thjeshtë, a po e shfrytëzojmë mjaftueshëm ndikimin tonë për ta ndryshuar situatën?
Tema e konferencës është “Te luftojmë korrupsionin, ta mbrojmë demokracinë”.
Demokracia në Republikën e Maqedonisë së Veriut po e feston 32 vjetorin e saj. Komunizmi tek ne sundoi plot 45 vite. Komunizmi po fajësohet për regresionin ekonomik dhe prapambeturinë e tërë shoqërisë. Çka mund te thuhet tani? Pas 32 viteve demokraci, ende nuk arritëm te sigurojmë zhvillim ekonomik, jetët tona bëhen gjithnjë e më të vështira dhe shteti ynë është një nga shtetet më të prapambetura në Evropë. Nëse merret parasysh ky fakt, atëherë logjikisht parashtrohet pyetja, mos vallë jeta në komunizëm ishte më e mirë se në demokraci!?
Përgjigja normalisht se është jo. Por, patjetër e kemi të pranojmë faktin që demokracia po stagnon. Arsyeja kryesore pse demokracia po stagnon është se liderët politike si dhe partitë politike po e kuptojnë gabimisht demokracinë dhe kapitalizmin.
Demokracia po kuptohet gabimisht pasi që ato konsiderojnë se gjykimi “fituesi i merr të gjitha”, për to është gjykim i vërtetë. Kjo në kuptimin, që ato mendojnë që partitë që e kanë shumicën dhe që qeverisin duhet të marrin gjithçka. Pra, ato nisin me premisën se mund të zgjedhin gjykatësit, prokurorët, të kontrollojnë mediat, të udhëheqin me spitalet dhe shkollat, etj.
Kapitalizmin e keqkuptojnë duke e keqpërdorur privatizimin dhe konkurrencën. Nëpërmjet korrupsionit dhe moszbatimit të ligjeve, i uzurpojnë të mirat publike në interes të tyre.
Me këtë mentalitet, ato kanë arritur të kalbin të gjithë sistemin shtetëror. Si pasojë është shumë vështirë të riparohet i gjithë ky sistem. Riparimin nuk mund ta bëjë një parti politike. Riparimin nuk mund ta bëjë as komuniteti ndërkombëtar. Për të riparuar këtë sistem të kalbur nevojitet emancipim i përgjithshëm popullor. Fatkeqësisht ky proces zgjat shumë vite. Barsoleta që na tregoi në fillim të fjalimit të tij z. Roby Senderowitch është e vërtetë. Pra, gjithçka ka të bëjë me mentalitetin.
Në fillim korrupsioni paraqitet si tradhti institucionale. Por më vonë transformohet edhe në tradhti kombëtare sepse duke u korruptuar ato dëshirojnë ta mbrojnë veten dhe duke e mbrojtur veten e tradhtojnë edhe kombin duke sjellë vendime antikombëtare.
Prandaj duhet patjetër të potencojmë se demokracia ka hyrë në krizë të madhe vitet e fundit. Kjo është për faktin që fatkeqësisht nuk kemi arritur të instalojmë një sistem të vërtetë demokratik. Pse? Për shkak te nivelit të lartë të korrupsionit. Përderisa korrupsioni është në këtë shkallë të lartë, nuk mund të flasim për instalimin e vlerave të vërteta demokratike. Kjo kërkon një efort të madh dhe normalisht edhe vullnet të njerëzve përgjegjës. Pra, jo vetëm fjale, por vullnet të vërtetë dhe guxim për ti implementuar fjalët qe po i themi të gjithë kundër korrupsionit.” -fjalimi i plotë i deputetit Halil Snopçe./News33.tv/