Maqedoni

Amerika bashkon liderët e rinj shqiptarë nga Maqedonia e Veriut (Foto)

Disa nga e yjet e reja të politikës në Maqedoninë e Veriut për momentin gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po marin pjesë në progamin e Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL), ka njoftuar Ambasada amerikane në Shkup në profilin zyrtar në facebook.


Mes tyre janë edhe politikanë të rinj shqiptarë nga parti të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, si Faton Fazliu kryetar i degës së Alterantivës në Çair (dhe shef i kabinetit të kryetarit partiak Afrim Gashi), Kaltrina Zekolli Dardhishta nga BDI, Besa Kadriu, anëtare e Kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa si dhe Zogza Saiti nga Formur Rinor në Gostivar.

Ka pasur edhe përfaqësues nga VMRO-DPMNE (Kiril Pecakov) dhe LSDM (Bogdanka Kuzeska).
Edhe pse vijnë nga parti të ndryshme, ata bashkërisht kanë kontribaur në zhvillimin sa më të suksesshëm të programit, me qëllim që përvojën demorkatike amerikane në të ardhmen të arrijnë ta aplikojnë edhe në vendin tonë.
Ata kanë marë pjesë në një sërë takimesh në Uashington dhe Nju Xhersi për të mësuar më tepër për shtetet e ndryshme federale, kurse në Uashington janë takuar me përfaqësues të Këshillit amerikan për shkëmbim ligjëvënës.

Në kuadër të programit, politikanët e rinj nga Maqedonia e Veriut kanë vizituar edhe Shtëpinë e Përfaqësuesve të SHBA-ve, Gjykatën Supreme të SHBA-ve dhe Asociacionin nacional të prokurorëve publikë. Në Nju Xhersi ata kanë vizituar Asamblenë Gjenerale të Nju Xhersit,