Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Nga sot, 23 maj 2022, e hënë, presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës.
Presidenti Pendarovski nesër, më 24 maj 2022, e martë, është paraparë të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në panelin “Ruajtja e sigurisë në Evropë”, të cilit do t’i drejtohen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri i Belgjikës, Alexander de Cro dhe Ministrja e Mbrojtjes së Holandës, Kaisa Olongren.
Të mërkurën, më 25 maj 2022, Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në seancën “Dialogu për Diplomacinë në Ballkanin Perëndimor”.
Në kuadër të forumit, presidenti Pendarovski do të ketë disa takime bilaterale me pjesëmarrësit e forumit.