TAV programi: 49.7 milion euro për projekte të infrastrukturës
748 MIJË EURO PËR RRUGËN BUKOVIQ – RAOVIQ NË KOMUNËN E SARAJIT
Rikonstruimi I rrugës Bukoviq-Raoviq, paraqet një nga 94 projektet infrastrukturore nga Programi TAV në vlerë prej 49.7 milionë euro.
“Një pjesë e madhe e projekteve janë përfunduar, pjesa tjetër është në fazën e fundit dhe duhet të përfundojnë këtë vit, kurse afati I fundit I përfundimit të të gjitha projekteve është viti 2023. Janë projekte reale për nevojat reale të qytetarëve”, deklaroi Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski
Zyrtarët e qeverisë thanë se janë ridestinuar mjete për të investuar në nevojat reale të qytetarëve dhe për projekte të infrastrukturës.
“Mjetet e dedikuara për Aeroportin kargo në Shtip ne I morëm prej atje dhe I rededikuam për të gjitha Komunat tona dhe për të gjitha projektet që vijnë tek ne për të mirën e qytetarëve dhe për të përmirësuar përditshmërinë dhe jetesën e tyre”, deklaroi zëvendëskryeministi i parë Artan Grubi.
Kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, tha se ky projekt është shumë I rëndësishëm për këtë Komunë
“Ishte më se e nevojshme dhe e patjetërsueshme që të gjendet një zgjidhje dhe fatmirësisht zgjidhja u gjet në kohë të duhur dhe mendojmë se përvec shfrytëzimit të rrugës, me projekte tjera në të ardhmen do të do të realizojmë edhe projekte të përbashkëta që kanë të bëjnë me turizmin malor dhe rural”, deklaroi kryetarii Komunës së Sarajit Blerim Bexheti
Rruga Bukoviq – Raoviq me gjatësi prej 6 kilometrave është në fazën e fundit të realizimit dhe lidh dy fshatrat. Vlera e investimit është 748 mijë euro./KlanMacedonia/