Mbretëresha kryen detyrën e parë që nga vdekja e princit Philip
Mbretëresha Elizabeth ka kryer detyrën e saj të parë personale që kur burri i saj, Duka i Edinburgut, vdiq të premten.
Monarkja organizoi një ceremoni në të cilën Earl Peel u largua zyrtarisht si Lord Chamberlain, zyra e të cilit organizon ceremonitë mbretërore.
Gjatë një veprimtarie private të mbajtur në Windsor, Mbretëresha pranoi shkopin dhe shenjat e zyrës së ish ndihmësit të saj mbretëror, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Familja Mbretërore po mban dy javë zi. Varrimi i dukës do të bëhet në Ëindsor të shtunën.
Një zyrtar mbretëror tha se anëtarët e familjes do të vazhdonin “të ndërmerrnin angazhime të përshtatshme për rrethanat”.
Earl Peel njoftoi se do të pensionohej si Lord Chamberlain vitin e kaluar, me zëvendësuesin e tij Andreë Parker, një ish shef i MI5, që morri rolin pak më shumë se një javë para se Princi Philip të vdiste.