Për jetën dhe veprimtarinë time
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Për jetën dhe veprimtarinë time unë asnjëherë nuk dua të flasë, por edhe të shkruaj.Për veprimtarinë time që nga fëmijëria dhe deri më sot le të flasin dhe le të shkruajnë ata ( ato) që më njohën dhe më njohin edhe sot.Unë në jetën time deri më ditët e sotme jam munduar të kontribojë aq sa kam pasur mundsi si në profesionin tim, njashtu dhe jashta profesionit tim.
Sa i përket për profesionin tim 40 vjeçarë kanë të drejtë të flasin dhe të shkruajnë ish nxënësit e mi , prindrit e tyre dhe kolegët e mi. Për kontributin tim letrar dhe…,le të flasin dhe le të shkruajnë lexuesit dhe njerëzit që janë profesionist për të vlerësuar krijimtarinë time letrare.
Për autiretetin tim njerëzor dhe karakterin tim le të flasin dhe le të shkruajnë ata ( ato) që më njohën që nga fëmijëria. Le të flasin hapur e jo pas shpine njerëzit e vendlindjes sime dhe në të gjitha trojet tona dhe në mërgatën shqiptare.
Është më se e vërtetë se në të shumtën e rasteve që disave ua kam thënë hapur gojarisht dhe me shkrim për ndytsitë e tyre që kanë bërë dhe bëjnë edhe sot për intereset e tyre duke shkelur në djersën dhe gjakun e njerëzve të popullit tim nuk do të flasin , por edhe nuk do të shkruajnë realitetin, por do të flasin të kundërtën. Unë as që dua të tillët të flasin e të shkruajnë mirë, sepse nuk e dua ngritjen e autoritetit tim nga të tillët.
Unë ua kam thënë dhe do ua them deri në frymën e fundit derisa të jem i gjallë të tillëve që kanë keqpërdorë djerësën e popullit të tyre.
Autoritetin tim dhe të parëve të mi unë mundohem të e ruaj si sytë e ballit, sepse nuk dua që që të koriti njerëzit e mi të gjallë e të vdekur. Nuk dua që të koriti kombin, fisin dhe fenë time.
Atyre që ua kam përplasur në sy dhe në fytyrë për të këqiat e tyre që kanë bërë për interesat e tyre personale duke shfrytëzuar djerësën dhe gjakun e të rënëve nuk i kam mbështetur asnjëherë dhe nuk do i mbështesë kurrën e kurrës.Për të mos ju lodhur aq shumë dhe për të mos ju bezdisur këtë shkrim nuk po e zgjati më shumë.
Do e mbylli me një fjali. Për autoritetin dhe vlerat e mia është thënë dhe është shkruar një kohë të gjatë Do të thuhet dhe do të shkruhet derisa të jem i gjallë, por edhe pas vdekjes sime. Për autoritetin tim dhe kontributin tim le të flasin dhe le të shkruajnë dhe mos të më ngrisin asnjë milimitër nga ajo që e meritojë.
E sa i përket atyre që nuk e njohin autoritetin tim dhe veprimtarinë time më mirë është të heshtin dhe mos të flasin, sepse të gjitha këto i ruajë unë vetë dhe nuk ka nevojë të më i ruaj ai që nuk është kompetent për të më vlerësuar.
Nuk mund të mos e them edhe këtë. Për autoritetin dhe vlerat e mia nuk dua as të flasin e as të shkruajnë as për së gjalli e pasi të vdesë të më lexojnë referate para varrit tim hajdutët e popullit, maskarenjtë, horat, karieristat, të pabesët, kodoshët dhe…, sepse nuk kam nevojë për vlerësimet e tyre as për së gjalli e as pas vdekjes sime.