Maqedoni

Gjithçka gati për Kongresin e Alternativës

Alternativa nga muaji shkurt ka zhvilluar aktivitetet e saja në suaza të përgatitjes për kongresin e parë të partisë. Në kuadër të kësaj, dua të theksoj se si asnjëherë më parë jemi të organizuar, të shtrirë mirë dhe të mobilizuar, njofton Sekretari organizativ i partisë, Mubekir Palloshi.
Puna që është bërë në tre muajt e kaluar në teren dëshmon vullnetin, mobilizimin dhe angazhimin e shkëlqyer të strukturave në mbarë vendin tonë, thotë ai.
“Duke mos u ndal veç e veç dua të falënderoj çdo kryetar dege, aktivist dhe zyrtar të Alternativës për angazhimin maksimal dhe shumë serioz në këtë periudhë të lodhshme dhe të ngarkuar.
Alternativa po shkel me hapa të sigurt drejt ardhmërisë dhe është shpresa e vetme shqiptare për një ardhmëri të ndritshme për gjeneratat e ardhshme.

Shihemi të dielën me 15 maj në kongres!”, porosit Palloshi.