Presidenti bullgar e konsideron të sëmurë (nezdravo) ultimatumin e Bujar Osmanit
Bullgaria vitin e kaluar ishte e ekspozuar në presion serioz lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por ne e kemi përballur atë presion, deklaroi sot presidenti bullgar Rumen Radev.
“Është krejtësisht joadekuate dhe e sëmurë (e pashëndetshme) të flitet për bullgarët dhe të vendoset ultimatum”, ka thënë Radev, duke komentuar deklaratën e ministrit të jashtëm maqedonas, Bujar Osmani, transmeton Tv21.
“Mendoj se edhe unë edhe Qeveria kalimtare i sqaruam arsyet dhe shpjeguar pozitat e Bullgarisë dhe ato u pranuan. Bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjuhës së urrejtjes, që është jokompatibile me parimet evropiane”, theksoi Radev pas vendosjes së kurorës me lule në Monumentin e luftëtarit të panjohur në Sofje, me rastin e Ditës së fitores ndaj fashizmit.
Sipas tij, presionit mund t’i rezistohet nëse “ka pozita të qarta të cilat e kanë parasysh interesin bullgar”.