Të shmanget gënjeshtra në politikë sepse është “gjynah” 100 përqind
Ejup Berisha
Nëse futeni në ujë do të lageni 100 perqind por edhe nëse merreni me politikë 100 perqind do të bëni mëkate. Keto gjëra mi ka mësuar pervoja ky mësues më i mirë dhe më besnik i jetës. Të njëjtat nuk mund ti shmang asnjë njeri coft femër apo mashkull, fëmijë apo i rritur , i zi apo i bardhë, mysliman katolik,ortodoks apo dhe pjestar i ndonjë religjioni tjetër. Si individ kamë provuar shumë shpesh të futem në ujë dhe te mos lagem por kjo gjë ka qenë e pamundur, kështu si pasojë e futjes në ujë gjithmonë jamë lagur pra asnjëher nuk kamë arritur të dal i thatë nga uji. Njeriu nuk laget vetëm poqëse hyn në ujë dhe përdor veshje të sofistikuara zhytësish por këso veshjesh nuk përdorin shumica e individëve përpos nëse nuk merren me zhytje profesionale. Por temën rreth lagijes e ndërpres këtu meqë kjo nuk është qështje qëndrore e këtij shkrimi por e njëjta është qështje plotësuese. Temë qëndrore pra në këtë shkrim është bërja e sigurtë e mëkateve të njerëzve të cilët merren me politikë.
Të mos keqkuptohem nuk bëjnë mëkat njerëzit për faktin që merren me politikë nëse janë të sincertë të ndershëm dhe të drejtë por ata individ që janë të pasincertë të pandershëm dhe jo të drejtë. Këta të fundit në vend se të punojnë sincerisht dhe ndershmërisht në ambientin politik të njëjtët merren me qështje të kota apo dhe me gënjeshtra, kjo pra është bazë për të bërë mëkate nga ana e atyre individëve që merren me politikë. Mëkatet në politikë bëhen duke e pasur parasyshë faktin se në të jepen premtime për realizimin e të mirave të përgjithshme që do të jenë në të mirën dhe në intersin e të gjithë qytetarëve dhe në vend të këtyre ndodh e kundërta.
Kur në politikë ndodhin këto gjëra atëher kjo është tregues se politikanët janë duke gënjyer dhe asesi nuk e thonë të vërtetën. Të gënjyerit gjithmonë ka qenë gjë jo e hijshme e cila në kohërat e mëhershme është sankcionuar në mënyrën më meritore dhe më adekuate.Në shkallë të fundit më parë kush gënjente…