Maqedoni

Po realizohet kërkesa shumëvjeçare e banorëve të Vizbegut, shkolla e premtuar po mer formë (Foto)

Më në fund, po afrohet zgjidhja e problemit disavjeçar me shkollën shqipe në Vizbeg të Shkupit.
Kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, me ekipin e tij sot kanë inspektuar punimet për ndertimin e godinës së kësaj shkolle, e cila ka filluar të marë formë.
Ai njoftoi se për ndertimin e shkollës janë paraparë rreth një milionë e 700 mijë euro.

“Dinamika me të cilën po zhvillohen aktivitetet ndertimore është në kuadër të kornizës së paraparë. Kontrata për realizimin e punëve ndërtimore të objektit arrij vlerën prej 106.590.812,00 denarëve, kurse afati i paraparë për ndertim është 18 muaj. Siperfaqja e përgjithshme e parcelës ndërtimore është 12.029 metra katrorë”, njoftoi kryetari i komunës Kostovski.

“Atë që e kemi premtuar po e realizojmë”, theksoi ai.