Ramazani 2021

Afrim Gashi uron Ramazanin: Zoti e pranoftë agjërimin tonë!

Fillimi i muajit të agjërimit, si rëndom, vjen bashkë me buzëqeshjen dhe gëzimin e besimtarëve agjërues.
Shfrytëzoj rastin që, në vigjilje të këtij muaji të bekuar, t’jua uroj nga zemra fillimin e muajit të agjërimit dhe të lutem që sofra e iftarit, më shumë se tryezë ushqimi, të jetë moment i kontemplimit dhe shprehjes së dashurisë e harmonisë familjare, por edhe kulm i ngritjes shpirtërore. E në çastin kur lutjet pranohen, të mos i harrojmë skamnorët, të vobektit dhe të sëmurit, veçanërisht ata që në këtë kohë vuajnë nga virusi Covid-19.
Agjërimi, pos tjerash, është edhe mundësi që, duke dëshmuar sakrificën dhe përkushtimin e heqjes dorë nga gjërat e kësobotshme, ta dëshmojmë edhe gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë vetëmohuese për ideale më të larta dhe për vlera më sublime.
Zoti e pranoftë agjërimin tonë dhe qoftë ky Ramazan shkallare përmes së cilës besimtarët ngrihen më pranë Zotit të tyre!

Gëzuar Ramazanin!
Ramazanınız Mübarek Olsun!
Ramazan Šerif Mubarek Olsun!
Честит Рамазан!
Bahtalo Ramazani!