Sali: U zgjidh problemi shumëvjeçar në Spitalin e Kumanovës
Me gazifikimin e Spitalit të Kumanovës zgjidhet një problem shumëvjeçar dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe rrethinës, njoftoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, me rastin e leshimit të sistekit në përdorim.
“Në bashkëpunim me SP Kumanovë, ky investim do të ketë efekt të rëndësishëm pozitiv për mjedisin, përkatësisht për cilësinë e ajrit. Gjithashtu ai mundëson lehtësim financiar për institucionin që do të jetë në gjendje të riorientojë fondet për investime dhe projekte të tjera”, tha Sali.
Bëhet fjalë për investim prej rreth 20 milionë denarë. Fondi është siguruar nga buxheti. Ministri Sali njoftoi edhe per investime tjera që janë realizuar në Spitalin e Kumanovës.
“Po ashtu, në Spitalin e Kumanovës, përmes projektit IPA të Bashkimit Europian, u sigurua dhe u vu në funksion sistemi më i ri bashkëkohor i tomografisë kompjuterike, i cili e fuqizon dukshëm diagnostikimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve që në disa raste mund të jetë vendimtare për të shpëtuar jetën e dikujt.