Maqedoni

Zakharieva: Ka mundësi që qeveria e Petkovit ta heq veton për Maqedoninë, por kjo do të ishte tradhëti kombëtare

Ish-ministrja e MPJ-së bullggare dhe deputete aktuale në Kuvendin e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva koentoi deklaratën e ministres Teodroa Gençovska e cila tha se Bullgaria udhëheq me dy politika të jashtme, ajo e MPJ-së bullgare dhe politika e jashtme e kryeministrit Petkov.

“Duket se MPJ-ja nuk din për politikat e jashtme të kryeministrit Petkov dhe se ministrja Gençovska nuk është e pranishme në vizita. Kur janë të dy për vizitë, Petkov ka takim me kryeministrin e Maqedonisë dhe Gençovska nuk është e pranishme”, u shpreh Zakharieva.

Sipas saj, Kiril Petkov ka vendosur ta heq veton në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“E dimë që para disa ditëve ministri Bujar Osmani për mediat e tyre u shpreh se përgatitet një dokument i cili është gati për nënshkrim, por unë e kuptoj sikur pritet të nënshkruhet në takim ndërqeveritar”, u shpreh Zakharkeiva.

Ajo shtoi se kryeministri Petkov nuk guxon të diskutojë për këtë çështje në Bullgari për shkak se shumica e bullgarëve këtë e konsiderojnë si tradhëti kombëtare.

“Juridikisht, Këshilli Ministror mund ta ndryshojë kornizën negociuese dhe të thotë “po” për heqjen e vetos. Shpresoj se nuk do të bëhet për shkak se ka Rezolutë në kuvend dhe nëse ka sukses kjo, qytetarët do ta konsiderojnë Petkovin si një tradhëtar”, u shpreh Zakharieva.