Maqedoni

Pendarovski reagon ndaj delegacionit bullgar në Manastir: “Vanço Mihajllovi ishte bashkëpunëtor i Hitlerit”

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka reaguar për hapjen e djeshme të klubit “Vanço Mihajllov” në Manastir, ku mori pjesë edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov, shkruan Alsat

“Fatkeqësisht një ditë më parë në Manastir u tentua që një bashkëpunëtor i dëshmuar i regjimit nazist hitlerian të paraqitet si urë afrimi mes dy vendeve. Jam i sigurt se as populli maqedonas dhe as bullgar nuk besojnë se personazhi dhe vepra e Vanço Mihajlovit mund të kontribuojë në atë drejtim”, thuhet në reagimin me shkrim të Pendarovskit. /Alsat.mk