Lirohen edhe dizeli edhe benzina
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,40% në raport me vendimin e datës 7.4.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 ulen për 1,00 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,127 den/kg dhe tani do të jetë 51,535 den/kg.
Nga data 12.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 80,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,335 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,340 %, te nafta për 2,582 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,594 % dhe te mazuti ulja është 3,350 %.