Maqedoni

“Zbutet” BDI-ja, e gatshme të përkrahë kërkesën e shqiptarëve për shlyerjen e “20 për qindëshit” (Video)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi duke komentuar paralajmërimet për heqjen e 20% që i referohet përdorimit të gjuhëve në Kushtetutë, thotë se nëse ka vullnet, mund të hapet Kushtetuta.

“Procedurat për hapjen e Kushtetutës dihet në çfarë procedure hapen, me çfarë shumice. Kështu që, nëse ka vullnet, pse jo!”, tha Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjen e TV21.
Ai është zyrtari i dytë i BDI-së që brenda disa ditëve ka shprehur gatishmëri të pranojë kerkesën e shqiptarëve për shlyerjen e “20 përqindëshit” si term nga Kushtetuta. (Dyshim të vogël në opinion len përdorimi i frazës “pse jo” nga ana e tij, moto me të cilën BDI i premtoi por kurrë nuk e bëri kryeministër Naser Zyberin).

Mirëpo kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ia ka kujtuar BDI-së se para katër viteve kur u implementua Marrëveshja e Prespës ishin kundër këtij ndryshimi.

”Ne dhe me ndryshimet kushtetuese si Aleancë për Shqiptarët e para kemi sjell dhe çështje që janë edhe jashtë Marrëveshjes së Prespës në Kushtetutë, fjalinë e parë të Preambullës e kemi ndryshuar, e kemi rregulluar me Kushtetutë Pavarsinë e Kosovës, askokohe kishim amandament edhe për këtë element dhe thirje nga ana ime si kryetar partie ndaj z. Ahmetit dhe BDI-së që të bëhemi bashkë që ky është momenti që ta rregullojmë dhe përdorimin e gjuhëve. Por natyrisht që ato nuk pranuan thirjen tonë u bënë kundër idesë tonë që me amandament ta rregullojmë dhe përdorimin e gjuhës dhe fatkeqësisht prandaj nuk u rregullua atëher. Kështu që këtë pyetje besoj që do e keni në studio z. Ahmeti dhe bëjani atij dhe të bëhet ai bashkë te idea që gjuhës shqipe ti thonë gjuhë shqipe dhe jo gjuha që e flasin mbi 20% e popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja dhe besoj që nga deklarata ata kur e kanë dhënë de deri tani e ka kuptuar se kujt i pengon 20% dhe atij duhet ti pengoj dhe besoj se e ka kuptuar se pse duhet ti pengoj”, theksoi Sela.

Së fundmi çështjen e shlyerjes së “20 për qindëshit” e ka hapur edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Kryetari i Alternativës në emisionin “Triling” në TV24, ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut nuk duhet edhe më tej të jet si shtet rob i përqindjeve dhe përplasjeve etnike mes maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve.
“Mendoj se është e qartë se jy shtet nuk mundet edhe më tej të qëndrojë duke zhvilluar betejën ndëretnike”, ka theksuar Gashi.

Sot edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur i gatshëm për çeljen e Kushtetutës, por kujtoi se duhet të bëhen diskutime mes partive politike.

Kujtojmë se Kushtetua mund të ndryshohet me 2/3 e votave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.