Maqedoni

24 orët e fundit: Rënie drastike e rasteve pozitive me virus

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar raportin ditor për situatën me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Janë regjistruar 193 raste të reja pozitive nga 1.192 testime të realizuara.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe 1.014 të shëruar dhe 34 viktima.

Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë realizuar 670.333 testime. Prej tyre, 142.034 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë janë shëruar 117.794 pacientë.

Jetën e kanë humbur 4.262, ndërkaq raste aktive janë 19.978./TV21