Maqedoni

Talat Xhaferi sillet si Gjykatë Kushtetuese duke vepruar sipas maksimës “Kuvendi-ai jam unë”

Deputeti i ASh-së Halil Snopçe ka akuzuar kryeparlamentarin Talat Xhaferin se ai po përdor kuvendin se është i tij dhe ai vendos gjithçka aty.

“Nuk jam jurist, por konsideroj fyerje dhe ofendim te se drejtes dhe te logjikes shkresen e kryetarit te parlamentit me te cilen me informon se e ka anuluar mbledhjen e komisionit anketues per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetarit te caktuar nga ana ime si kryetar I komisionit. Arsyeja qe e potencon zoti Xhaferi eshte mosperputhshmeria e pkave te propozuar me kushtetuten dhe rregulloren dhe vendimin per themelimin e trupave te perhershem punues te Kuvendit.
Kryetari po thote qe pika 1 e titulluar “si ankese e qytetarit Muhaedin Bela e parashtruar nga deputeti Halil Snopce”, nuk eshte ne pajtueshmeri me nenin 123 te rregullores se Kuvendit, si dhe me nenin 2 alineja 8 te vendimit te permendur, ku potencohet se trupat punues nuk mund te kryejne funksione hetuese dhe funksione tjera gjyqesore.
Poashtu kryetari Xhaferi thote se pikat e propozuar nuk jane ne pajtueshmeri me nenin 8 te kushtetutes, ku thuhet se njera nga vlerat themelore te vlerave kushtetuese eshte ndarja e pushtetit ne ligjedhenes, ekzekutiv dhe gjyqesor.
z. Xhaferi me shkruan se ne baze te nenit 185 te rregullores, Kuvendi mund te shqyrtoje informata te dorezuar nga propozues te autorizuar. Dhe me pastaj po komenton se fillimisht duhet ti dorezohen kryetarit te parlamentit dhe me pastaj ai I dorezon deputeteve per tu shqyrtuar tek trupat punues te kuvendit!
Ne fund z. Xhaferi perfundon se mbledhja e thirur nga ana ime po anulohet.
Vleseroj se po ndodh per here te pare ne historine tone parlamentare qe kryetari i parlamentit te anulon mbledhje te konvokuar nga kryetari in je trupi punues. Ka pasur raste kur kryetari ka caktuar mbledhje per shkak te arsyeve te ndryshme, por nuk ka rast te anuliminit te mbledhjes.
Perpara caktimit te mbledhjes, mu parashtrua ankese nga ana e qytetarit drejtuar mua si kryetar komisioni, me kerkesen se pse nuk iu ehte proceuar rasti i parashtreses se tij. Per arsye se nuk kisha asnje informate, iu drejtova sekretarit general me kerkese per sqarime ploteuese qe te mundem ti pergjigjem qytetarit. Nuk mora asnje pergjigje. DMTH kane vendosur te injorojne totalisht kryetarin e grupit punues. Pastaj perseri me shkrim iu drejtova kryetarit te parlamentit me kerkesen e njejte. Pereri nuk mora asnje pergjigje.
Ne mungese te komunikimit dhe sqarimeve, e thira qytetarin dhe i njejti me informoi se dy here e ka parashtruar parashtresen dhe nuk ka marre asnje pergjigje nga ana e sherbimeve te Kuvendit. Per kete arsye vendosa te caktoj mbledhje per kete parashtrese plus edhe dy pika shtese, respektivisht informata per rastin me spitalin modular dhe fatkeqesine me autobusin ne Bugari, per te cilat konsideroj se kemi thyerje eklatante te drejtave dhe lirive te njeriut.
Por fatkeqesisht z. Xhaferi ka vendosur te anuloje mbledhjen e cdaktuar nga ana ime si kryetar komisioni.
Pasi qe vleresoj se eshte nje vendim I njeanshem I kryetarit Xhaferi, kete pres conference po e shfrytezoj ti drejtohem edhe atij edhe mbare opinionit duke sugjeruar disa aspekte te logjikes juridike.
Fillimisht, ne kornizat kushtetuese, vlera e pare dhe bazike te rregullit kushtetues jane: „lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe qytetarit” te pranuar nga e drejta nderkombetare te paracaktuar me kushtetuten (neni 8, alineja 1 e kushtetutes).
Me pastaj Kuvendi themelon komisionin anketues per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut (neni 76, alineja 4).
Po e kujtoj z. Xhaferi se komisioni I perhershem anketues per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, jo rastesisht eshte komisioni I vetem me status kushtetues! Kjo nenkuptohet se korespondon me poziten udheheqese te lirive dhe te drejtave si vlere themelore te rregullimit kushtetues, por poashtu edhe si guardian karshi pushtetit! Kjo pasi pushteti nuk ekziston vetem per veten dhe vetveten, por pushteti ekziston per sigurimin, garantimin dhe mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe te qytetarit.
Sipas vendimit per themelimin e trupave punues te kuvendit, komisioni anketues I shqyrton pyetjet qe ka te beje me :
Propozime dhe mendime ne lidhje me plotesimin e percaktimeve kushtetuese, ligjeve dhe akteve te tjera me rendesi per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te qytetarit.;
Sugjerime per nevojen e sjelljes se ligjeve dhe akteve te tjera per mbrojtjen me te plote te lirive dhe te drejtave te qytetarit.
Ndjekja, shqyrtimi dhe analiza e plotesimit te akteve te ratifikuara nderkombetare te cilat e rregullojne mbrojtejn e lirive dhe te drejtave te qytetarit.
Shqyrtimi I parashtresave te qytetareve dhe sjellja e qendrimeve ne lidhje me to;
Bashkepunim me organizata profesionale dhe shkencore nga lemia e mbrojtjes se lirive dhe te derejtave te qytetarit, bashkepunim me trupa perkates nderkombetar nga lemia e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te qytetarit.
Si dhe pyetje te tjera qe kane te bejne me mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetarit.
KOMISIONI NUK MUND TE USHTROJE FUNKSIONE HETUESE DHE FUNKSIONE TE TJERA GJYQESORE. KONKLUZIONET E KOMISIONIT JANE BAZE PER NISJEN E PROCEDURES PER CAKTIMIN E PERGJEGJESISE TE BARTESVE TE FUNKSIONEVE PUBLIKE.! “
Ne lidhje me konstatimin e pare te kryetarit te parlamentit se “ E ANULON MBLEDHJEN E CAKTUAR” po i parashtroj keto pyetje(!?):
Z. Xhaferi a jeni ne gjendje te beni dallimin ne mes mbledhejs se thirur me rend dite te propozuar dhe mbledhjes se mbajtur?
Si mund te anulohet mbledhja, edhe ate jo vetem juridikisht, por edhe faktikisht, kur e njejta nuk eshte e mbajtur?
Ku po e gjeni bazen juridike per kete, sic do kishin thene juristet, juridikisht nje akt apo fenomen I panjohur?
Ju z. Xhaferi a po mendoni se jeni gjykate kushtetuese, dhe si pasoje keni te drejten te anuloni akte, bile edhe veprime, te ndermara ose me qellim per tu ndermarre, duke u munduar ta ktheni situaten pas ?
A haruat se jeni vetem I pari ne mes te barabarteve. SE Kuvendi nuk eshte prone e juaj dhe se nuk guxoni te veproni sipas maksimes: “ Kuvendi – ai jam une”!
Ne lidhje me konstatimin e dyte, ku thoni se pika 1 e rendit te dites, respektivisht informata ime ne lidhje me parashtresen e qytetarit Muhaedin Bela nuk eshte ne perputhshmeri me nenin 123 te rregullores dhe me nenin 2, pika 8 e vendimit per themelimin e trupave punues te Kuvendit, me te cilin komisionit I ndalohet te meret me ceshtje hetimore dhe funksione te tjera gjyqesore me lejoni te potencoj me sa vijon:
Aspak nuk kisha dhe nuk kam per qellim te praktikoj funksione hetimore dhe te tjera, sikurse qe ju po imputoni ne komentin tuaj, por, sikurse qe veprojne trupat tjere te ngjashem ne parlamentet e shteteve te regjionit dhe te shteteve te Europes, por edhe me gjere, me pergjegjesi dhe ne thelbesi, ne kuader te komisionit te inicoj shqyrtimin e parashtresave, me nje vemendje te perkushtuar te deputetit.
Nenkuptohet subjekt I analizes thelbesore do te kishin qene politikanet kompetent por edhe subjekte te tjere pergjegjes, te emeruar dhe te zgjedhur nga to, respektivisht roli I tyre ne shkeljen e lirive dhe te drejtave te qytetarit I cili na u drejtua me parashtresen e tij, por normalisht edhe te qytetareve te tjere te cilet do te kishin ndodhur ne situata te tilla, jo me fajin e tyre, por per shkak te fajit te atyre qe kane pasur obligim te kujdesen per to.
Nenkuptohet gjetjet tona do te kishin mund te jene baze per hapjen e procedures se pergjegjesise!
Rastin ne fjale e kam paraqitur edhe konferencen nderkombetare ne kuader te rrjetit HUGEN, te mbajtur ne Shkup, ku mu sugjerua qe ta ftoj avokatin e popullit, I cili institucion ne parlamentet tjera rregullisht mer pjese ne raste te tilla.
z. Xhaferi, problematike ne kuptimin demokratik, me shpirt cenzurimi, dhe juridikisht jo e pershtatshme eshte thirrja juaj ne nenin 185 te rregullores, titulluar: „Shqyrtimi I analizave, raporteve, informative dhe materialeve te tjera“, sipas te cilit:
Kuvendi mund te shqyrton analiza, raporte, informata dhe materiale te tjera te dorezuara nga qeveria dhe propozues te tjere te autorizuar.
Kuvendi mund te shqyrton informata te dorezuara nga qeveria deri tek deputeti me kerkese te tij, nese ate e propozon deputeti.
Shqyrtimi ne lidhje me materialet nga pikat (1) dhe (2) te ketij neni, sipas rregullit perfundon me sjellje te vendimit!
Me kete rast deshiroj ta kujtoj z. Xhaferi per pervojat e komisioneve per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut ne parlamentet e shteteve te regjionit, e te mos flasim per ato te Europes, posacerisht ato me tradite te gjate parlamentare. Atop o kryejne nje aktivitet intenziv dhe shume frekuent ne kete aspekt, qe flet per kapacitetin e tyre demokratik.
Une prisja nga ju qe te me mbeshtetni ne kete mision parlamentar human dhe demokratik, e jo te obstruoni dhe te pengoni ne kete drejtim.
Te perfundoj, : „ANULIMI“ I mbledhjes se thirur dhe pengimi qe e njejta te mbahet nuk eshte asgje tjeter pervec se nje NEBULOZE JURIDIKE” tha sot në një presskonferncë Snopçe.