Agjenda e blertë i ndezi “motorët”, vendoset një panel mbi ndërtesën e komunës Çair
Një panel me 70 nën-panele fotovoltaike është vendosur sot në kulmin e objektit të komunës Çair, në kuadër të “Agjendës së Blertë”.
Investues është Ministria e Mjedisit Jetësor, kurse Energjia e prodhuar është 26. 195 kWh brenda vitit.
“Sot hapëm një kapitull historik, bashkë me liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, me përfaqësues të kabinetit qeveritar, deputetë të zonës, udhëheqës të institucioneve dhe qytetarë, lëshuam në përdorim kulmin fotovoltaik në Objektin e Komunës së Çairit”, shkruan me këtë rast kryetari i komunës Visar Ganiu.
Me këtë sigurohet Efikasitet energjetik në objektet dhe Kursim deri 50 %.
Nuk është dhënë shifër zyrtare për vlerën e këtij projekti./lideri.mk