Maqedonia popull hatërxhinj!
Azbi Nuredini
Populli që zgjedh për hatër, e paguan hatrin me jetë!
Ministrat e dikastereve të ekonomisë dhe ai i shëndetësisë në gjumë Pandemik!
Qeveritarët thonē se kanë harxhuar mbi 800 milion euro para të popullit duke “ndihmuar” ekonominë, efekti shtohet numri i të infektuarve dhe si pasojë rritet numri i të vdekurve!
Nga mosdija dhe paniku vendosën përsëri mbyllje totale te shumë sektorëve!
Po sikur me 50 milion euro (aq sa thanë publikisht kompanit farmaceutike se mund të kushtojnë vaksinat per ne si shtet dhe se të njejtit janë të gatshëm ti sjellin vaksinat) ti kishin blerë vaksinat për 1.5 milion banorë brenda tre muajve, deri në fund të këtijë Marsi do ishin të vaksinuar mbi 65% e popullatës dhe numri i vdekjeve do ishte zvogëluar në menyrë drastike, nuk do të kishim mbyllje të operatorëve ekonomik shtetit do i mbeteshin në dispozicion mbi 600 milion euro për investime kapitale, kjo jo vetëm që do e bënte më të lehtë menaxhimin me pandeminë por edhe do i jepte shtytje te fuqishme zhvillimit ekonomik!
Kështu do të ishim shembull për menaxhim të suksesshëm me pandemin jo vetem në rajon por edhe në botë.
Imagjinoni me këtë mënyrë veprimi të qeveris edhe pasi që kaloi një vit kalendarik në pandemi, qeveria ende vet nuk e din se kur do të filloj vaksinimi masiv i popullatës, e lëre më të na tregojë neve se kur do ketë përfunduar mbi 75% i vaksinimit të popullatës!
Në këtë mort masiv që po i ndodh për çdo dit popullit dhe që është në rritje, qeveria është shëndruar në sehirxhi,numërues klasik i të infektuarve dhe të vdekurve! Kështu si po menaxhon me pandemin qeveria është njëjtë sikur psh. komshiut të sëmurë mos ti ofroni ndihmë me barna por të pritni nese vdes t’ja bleni tabutin bakshish, dhe këtë ta konsideroni ndihmë! Kjo të jetë edhe më tragjike për shtetin të pa udhë janë bërë edhe opozita! Janë strukur dhe janë futur në skuta nuk duken asgjëkundi, në vend se të dalin në ballë të popullit me propozim zgjidhje për dalje nga kjo vdekje kolektive,duke i imponuar qeveris ndryshim të strategjis për dalje nga Pandemia, këta mjaftohen me opozitarizëm klasik në kushte të jashtëzakonshme për shtetin!
Kështu zgjidhja nuk vjen as në fundin e 6 mujorit të dytë të këti viti!
Sa ma radikal të jetë vendimi për ti dhënë zgjidhje krizës, aq më i shpejtë do jetë kthimi në normalitet!
Zaten gjithë politikanët gojën plot thonë se jemi në luftë me armik jokonvencional, e pra zgjidhja duhet të jetë jokenvencionale!