Në stadiumin italian kërkohet drejtësi për viktimat në Spitalin modular në Tetovë (Video)
https://www.youtube.com/shorts/v-eo-6aClNs
Gjatë ndeshjes së sontme në të cilën përballen Maqedonia e Veriut dhe Italia në stadiumin e Palermos, tifo grupi italian ka shfaqur një banderolë “Drejtësi për familjen Emshi”. Banderola vjen si revoltë ndaj shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak se familja Emshi humbi dy familjarët e saj në tragjedinë e 8 shtatorit të vitit 2021, përkatësisht zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë, shkruan Nistori.
“JUSTICE FOR THE EMSHI FAMILY – TETOVO HOSPITAL” – “DREJTËSI PËR FAMILJEN EMSHI – SPITALI NË TETOVË”
Mbetet pezull pas shtatë muajsh se çfarë e shkaktoi zjarrin në të vërtetë dhe se familjarë kërkojnë përgjegjësi për 14 personat të cilët vdiqën në këtë tragjedi. Ekspertiza gjermane mbërriti që në janar, megjithatë akti i radhës është ai i referimit para kryeprokurorit Lubomir Jovevski. /Nistori/