Maqedoni

Sali: Vendi është në zonë të gjelbër, por frika nga një valë e re ekziston gjithmonë

“Situata me infeksionet me Covid-19 është e qetë dhe tani për tani vendi është në zonë të gjelbër, por tani për tani nuk duhet të merren vendime të nxituara”, tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali për Radion Evropa e Lirë i pyetur nëse do të hiqen certifikatat e vaksinimit kundër Covidit.

Në mbledhjen e sotme me Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive do të shqyrtohen propozimet e reja për masa në lidhje me të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 14-20 mars tregojnë një rritje të lehtë të numrit të pacientëve të rinj.

“Frika nga një valë e re ekziston gjithmonë dhe në të kaluarën është dëshmuar se rënia e numrit në asnjë vend nuk është garanci se nuk do të ketë valë të re” tha Sali.