Maqedoni

Marrëveshja për Kodin Zgjedhor,pa rezultat

Partitë politike mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pse Zaev dhe Mickoski në takimin e fundit janë marrë vesh për ndryshime rrënjësore, duke nisur nga zgjedhjet lokale me lista të hapura dhe zgjedhjen e kreut të komunës në një rreth zgjedhor, që nënkupton uljen e pragut për zgjedhjen e tij. Takimin e fundit grupet e punës e kanë mbajtur më 22 mars, një javë para takimit të liderëve maqedonas. Veç ndryshimeve për zgjedhjet lokale, partitë duhet të merren vesh edhe për modelin për zgjedhjet parlamentare. Nga opozita shqiptare thonë se pranojnë modelin për lista të hapura, por mbesin në qëndrimin kundër një njësisë zgjedhore ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, Elmi Aziri thotë se ulja e pragut, ulë edhe nivelin e demokracisë.

që me 30% dalje të zgjidhet kryetari i komunës në raundin e parë, sepse kjo në një far forme përjashton shumë qytetar nga vendimmarrja, zvogëlohet niveli i demokracisë e kështu me radhë….Ka shumë përparësi sistemi të cilin ne e kemi propozuar me 8 njësi zgjedhore. Për propozimet tjera që eventualisht kanë dalë atë ditë nga takimi mes Zaevit dhe Mickovskit, natyrisht kur do të takohemi do ti diskutojmë, por për neve është i papranueshëm modeli me një njësi zgjedhore- deklaroi Elmi Aziri, ASH-AAA.“Gjithashtu është diskutabil ose i papranueshëm propozimi
Kundër modelit për një njësisë zgjedhore edhe nga BDI, e cila ndërkohë mbështet listat e hapura për këshilltar komunal ndërsa ende pa qëndrim që kryetar i komunës të zgjidhet me një rreth zgjedhor.