Ne Strugë arrin familja e parë nga Ukraina, strehohet nga aktivisti Albert Hani
Aktivisti i njohur strugan, Albert Hani ka strehuar në shtëpinë e tij në Strugë një familje nga Ukraina. Invazioni rus mbi Ukrainë ka shkaktuar largimin e miliona ukrainasve nga vendet e tyre, kryesisht gra, pleq e fëmijë. Numri më i madh i tyre janë larguar drejt vendeve fqinje si Polonia, Moldavia e Rumania, por ka një numër të konsiderueshëm që kanë ikur në drejtim të vendeve tjera europiane, por edhe nê Ballkan, shkruan VOX Struga.
Sipas të dhënave, ka disa familje ukrainase që tashmë kanë gjetur strehim në Maqedoninë e Veriut, ndërsa deri tani, rasti i parë i konfirmuar në qytetin tonë është ky i familjes sê strehuar tek shtëpia e Albert Hanit.
Fotografia është publikuar në rrjetin social Facebook nga profesori dhe aktivisti tjetër strugan, Nderim Pollozhani.
“Familja e parë Ukrainase në Strugë vjen tek zemërgjërësia e familjes së Albert Hani. Respekte”, ka shkruar Pollozhani.