Partia proruse në Maqedoni paralajmëron referendum kundër gjuhës shqipe
Borisllav Krmov nga partia maqedone “E MAJTA” paralajmëron që kjo parti mund të paraqes referendum kundër përdorimit të gjuhës shqipe nëpër amblemat e policisë, pasi siç potencoi ai kjo është në kundërshtim me Kushtetutën amandamenti 5, dhe është në kundërshtim me ligjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme thotë ai.
Sipas tij ky vendim seriozisht e cënon unitetin e vendit.