Maqedoni

Deputeti shqiptar nga Shkupi tërhiqet nga grupi parlamentar për bashkëpunim me Rusinë

Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se do të tërhiqet nga Grupi parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse.

“Duke pasur parasysh agresionin dhe terrorin e Federatës Ruse ndaj popullit dhe shtetit të Ukrainës, unë Skender Rexhepi, deputet i Kuvendit në Maqedoni të Veriut tërhiqem nga pozita e anëtarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse. Në të njëjtën kohë, kërkoj që një veprim të tillë ta bëjnë edhe kolegët tjerë anëtarë të këtij grupi për bashkëpunim, ndërsa nga kreu i Kuvendit, z. Talat Xhaferi kërkoj të sjell në rend dite shpërbërjen e këtij grupi dhe të ndërpritet për afat të pacaktuar bashkëpunimi me Parlamentin e Federatës Ruse. Shpresojmë që ky agresion të përfundon dhe të merr fund kriza humanitare dhe ekonomike e cila përveç në Ukrainë po shtrihet edhe nëpër vende tjera të botës. Në këto momente, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe ne si përfaqësues kemi më shumë se asnjëherë nevojë të theksojmë përcaktimin tonë strategjik dhe të palëkundur me SHBA-të dhe BE-në”, ka shkruar Rexhepi në Facebook./KosovaInfo/