Krenaria e Ukrainës dhe çyçanllëku i profesorve të severna M!
Shkruan: Xhafer Ymeri, Kumanovë/Bazel
Këti populli më trim në botë i cili jo rastësisht i paska zgjedhë ngjyrat më të dashura të Zotit, bojëqielli dhe bojdielli i lumtë, Zoti i ndihmoftë dhe e bekoftë! Kaluan gati dy javë nga sulmi i pakuptimt dhe i pashpirtë nga i çmenduri i përtejkarpateve dhe bashkmendimtarët e tij por për fat jo edhe nga i gjith populli rus! Edhe pse jetat i kan në rrezik ata po e tregojnë dhimbjen, dëshprimin dhe qëndrimin e tyre kundër luftës në Ukrainë ku nga bombarduesit me bombat “Putin” po vdesin fëmi, gra, plaka e pleq të këti populli të pafajshëm por trim dhe kreshnik!
I lumtë këti populli së bashku me vllaznit Kliçko dhe Kryetarin Vollodimir (Paqësundues) Zelenski! Ah sikur popujt e kësaj bote të jen të vetëdijshëm e të zgjedhin për prijës njerëz të këtillë! Më habiti gatishmëria e SHBA-së dhe e BE-ne ta “shpëtojnë” Zelenskin duke e largu nga populli dhe shteti i tij Ukraina (U Krahina)! Por qëndrimi i tijë trim dhe burrnorë dhe JO-ja e tijë ishte shembull besnikrisë njerëzore ndaj Atdheut! Dhe arsyetimi i tijē se:”Nëse largohem (hiki!) ndoshta do të jetoj por kurrë më si njeri!” tregon trimërinë dhe burrërinë e tij.
Edhe njëherë, ju lumtë Ukrainas, ju lumtë prijës të Ukrainës me kryetarin më trim dhe më burrē në botë! Por ju mor profesorët çyçana, Buçkovski dhe Fërçkovski që nuk pasket as mëshirë e as turp për luftën çyçane të ngjajshme me kët të Putinit të vitit të kobshëm 2001 kur me bombarderat e kukllave të po këti ftyrëziu dhe zemërkatrani i bombardojshit trojet e bashkështetasve tuaj shqiptare dhe ua mirshit jetën edhe foshnjave, fëmive, grave e burrave të pafajshëm!
Po, po, mu me këta bombarderat e vllaznive tuaj sllav deshtët t’i shkatrroni dhe zhdukni bashkështetasit tuaj shqiptarë të Den Babaden vetëm pse folnin dhe shkruanin shqip, vetëm se donjin barazi me juve dhe lirinë si t’uajën me të dejtë gjuhe, shkolle, besimi, pune dhe jete si ju e që jeni bë jo për të qajtë por për të ju vajtu sepse saherë që era e ndërron kahjen edhe ju i nxirrni në shesh ose “viq” ose “ov” ose “ski”!!! Me çfar ftyre, ndërgjegje dhe shpirti dilni para studenteve dhe studentve tuaj!!! Dhe me çfar ftyre do të përfaqësoje severnën si ambasador në OKB njeriu i cili njësoj si Millosheviqi i cili përfundoi duke ia vu vet lakun qafës.
Edhe ky profesor si ky më lartë ëndrronte shfarosjen e shqiptarve bile edhe e përshkruante se si do t’i gulfasten në ujë bile aq me pashpirtësi sa që e paska ëndërru dhe përshkru gulfatjen e atyre pak të cilët do të kishin shpëtu në drejtim të Italisë! Zoti i vetëdisoftë qytetarët e severnës të cilës për të katërtën herë po ia presin kërthizën dhe secilën herë po ia ndërrojnē emrin sa që edhe vet nuk po e di se si quhet! Iu thafshin jo vetëm gishtat por edhe durtë atyre që votojnë për këta njerëz në duart të të cilëve ka mbetë fati i këtyre fëmive dhei rinisë së pafajshme dhe të pashpresë!!!
Dhe nëse ka një OKB që pranon njerëz të këtillë nën kulmin e vet, atëherë do të hjek dorë jo vetëm nga OKB dhe NATO por edhe nga ZOTI!!!