Rajon - Botë

Dojçe Vele: Aeroplanët e NATO-s mund të nisen nga Kosova për në Ukrainë

Nisja e aeroplanëve polakë MIG 29 për në Ukrainë është problematizuar. Polonia e ka vleresuar si hap të rrezikshëm nisjen e ketyre aeroplanëve nga territori i saj dhe ka shprehur gatishmëri të ja dhurojë SHBA-ve, që prej atje të dërgohen në Ukrainë.

Kështu, Polonia nuk do t’ia jepte direkt Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ia dorëzonte SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime amerikane F-16. Më pas, SHBA-të, tashmë pronarë të avionëve të dhuruar nga Polonia, do t’ia transferonin Ukrainës duke shmangur kështu irritimin rus ndaj polakëve dhe duke e marrë atë mbi vete.

Mirëpo edhe SHBA-të këtë ide e kanë vlerësuar si të “paqëndrueshme”. Tani NATO po kerkon modalitete tjera, shkruan Dojçe Vele.
Një nga këto modalitete që po shqyrtohen është opsioni që MIG-at polakë të nisen për në Ukrainë nga një vend i cili nuk është as anëtar i NATO-s e as I BE-së.
Sipas Dojçe Vele, po shqyrtohet mundësia që MIG-at e Polonisë të ngjyrosen me ngjyrë tjetër në bazën amerikane në Ramshtajn, e pastja prej aty të sillen në Kosovë, prej ku do të niseshin për Ukrainë, transmeton Almakos.
Autoritetet në Kosovë nuk e kanë komentuar këtë mundësi, por DW rikujton deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili kerkoi pranim sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE, por edhe kerkesën për një bazë të përhershme të NATO-s në Kosovë, e cila do të garantonte edhe sigurinë e rajonit.

Në ndërkohë është raportuar se ka gjasat janë që edhe Sllovakia dhe Bullgaria që kanë avionë të prodhimit lindor të bëjnë të njëjtën gjë.