Nënë e bijë në muralin e Bllacës, dikur si refugjate, sot qytetare të lira
Në Bllacën e Hanit të Elezit është përuruar sot ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me vajzën e saj Besianën, teksa po iknin nga ushtria serbe.
Krahas fotografisë, në mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit.
‘Muri i Kujtimit’ është i gjatë 15 metra, ndërsa i lartë 2.7
Në Bllacën e vitit 1999 të 10 prillit, ku u dëbuan rreth 400 mijë shqiptarë nga Kosova nga pushtuesi fashist serb.
Atëbotë Nëna Sherife Luta ishte duke i dhenë qumësht Besianës së sapolindur, sot në Muranen e punuar nga grafisti Fatos Kabashi,u përdoren rreth 225.000 guralecë për Murin e Kujtesës në Bllacë më 10 prill 2021. Një datë e paharruar sot në Perurimin e Murit të Kujtesës. Sot nënë e bij karshi fotos së para 22 viteve…