Putin i ka treguar Erdoganit kushtet për mbarimin e luftës
Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se konflikti do të përfundojë vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat e Rusisë plotësohen. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini këtë të shtunë, ndërsa luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 11-të.
Deklarata e Presidentit rus është bërë gjatë një bisede mes tij dhe homologut turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Putin informoi Erdoganin se operacioni po shkonte sipas planit dhe parashikimeve dhe shpresonte që negociatorët e Ukrainës të kishin një sjellje më konstruktive, duke marrë parasysh atë që po ndodh në terren, tha Kremlini.