Rajon - Botë

“Shqiptarët u japin vota tradhtarëve, ukrainasit i paskan dhënë p lumb në ballë”

Mediat ukrainase bëjnë me dije se Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës ka ekzekutuar një nga anëtarët e delegacionit që negociojë me Rusinë.

Denis Kireev, anëtarë i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, u vra nën akuzën për tradhti të lartë.

Sipas burimeve të “Ukrainska Pravda”, Kireev u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar. I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi.
Gati Çdo ngjarje në Ukrainë në rrjetet sociale po komentohet edhe nga këndvështrimi shqiptar, e kështu ka ndodhur edhe me rastin e vrasjes së negociatorit ukrainas, që ka rezultuar bashkëpjnëtor i rusëve.
“Shqiptarët tradhtarëve u japin vota, ukrainasit i paska dhënë plumb në ballë”, ka komentuar Anisa nga Librazhdi në faqen e portalit tonë në facebook. Megjithatë pas pak kohe kemi vendosur ta fshijmë këtë koment nga frika se mund të nxisë dhunë nga qytetarët ndaj atyre politikanëve në trojet shqiptare që konsiderohen tradhtarë, kur t’i shohin në rrugë, apo ndonjë ngjarje. Në pajtim me frymën rugoviane, ne vlerësojmë se politikanët “tradhtarë” më mirë është të dënohen me mjete paqesore (me vota), se me dhunë.