“Do të hedh bombën në Moskë”, Trump habit me deklaratën kundër Putinit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Ukrainë pas pushtimit rus.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai së fundmi në një bisedë me një mikun e tij ka theksuar se gjatë presidencës në krye të Amerikës, Putin nuk kishte asnjë shans që të sulmonte Ukrainën.
Trump në një bisedë telefonike me golfistin, John Daly, la thënë se ishte marrë vesh shumë mirë me Putin kur ishte president dhe se Rusia nuk e sulmoi në atë kohë Ukrainën pasi ai e kërcënoi se do t’i hidhte bombën bërthamore në Moskë.
“Të gjithë sot thonë se ai është një fuqi bërthamore, sikur të kenë frikë prej tij. Ti e di. Ai ishte një miku im dhe unë ja kalova mirë me të. I thashë, Vladimir nëse e bën këtë gjë ne do të godasim Moskën. Dhe ai më besoi sadopak 5%, 10% aq duhet”, është shprehur Trump në bisedën me mikun e tij.
Ndër të tjera Trump deklaron se as presidenti kinez nuk ngatërrohej me të pasi dhe atij i kishte thënë të njëjtën gjë./abcnews.al