Diaspora

Vizitën e parë jashtë shtetit ministri Çupi e realizon në SHBA

Vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit ministri Çupi do ta zhvillojë me diasporën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në shtetin e Nju Jurkut. “Andaj ju informojmë se prej datës 12 mars 2022 deri më datë 17 mars janë planifikuar një sërë takimesh zyrtare, por gjithashtu është planifikuar takim midis ministrit Çupi dhe organizatave aktive të diasporës dhe me përfaqësues të bizneseve si faktorë të rëndësishëm për projektet e mundshme në të ardhme”, thuhet në njoftimin e ministrit Çupi lidhur me takimet që do realizojë me diasporën në Amerikë.

Ministri Çupi sqaron se në programin e tij parasheh vizita dhe takime të rregullta me diasporën, gjegjësisht me organizatat, shoqatat, bashkësitë dhe unionet me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut që operojnë jashtë kufijve të saj gjeografik.
Qëllimi i këtyre takimeve është krijimi i një bashkëpunimi të gjerë dhe efektiv në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore siç është zhvillimi ekonomik, kulturor, arsimor, ashtu edhe në zhvillimin dhe promovimin e potencialit njerëzor dhe mbi të gjitha ruajtjen e vlerave nacionale duke u bazuar në interes dhe besimi reciprok ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diasporës.