Maqedoni

Zv/ministri Luçi sjell një lajm të mirë për Çarshinë e Shkupit nga mbledhja e Qeverisë

Zevendes ministri i Kulturës, Daim Luçi, sapo ka publikuar një lajm mjaft të mirë për Çarshinë e Shkupit nga mbledhja e 19-të e Qeverisë.

“Kurshumli Hani është shpallur objekt i trashëgimisë kulturore me rëndësi të veçantë”, ka njoftuar Luçi, për avancimin e statusit të këtij monumenti të rëndësishëm kulturor për Shkupin dhe mbarë vendin.

Kurshumli Hani është ndërtuar në shekullin 15 me funksion të karvan sarajit për tregtarët dhe furnizuesit të cilët kanë ardhur në çarshi për ofrim dhe blerje të mallrave tregtarë. Në vitin 1878 është ridedikuar në burg. Sot ky han turk është shndërruar në Lapidarium (ekspozitë e koleksioneve të përmendoreve nga guri) në përbërje të Muzeut Arkeologjik dhe ndodhet në zemër të Çarshisë.