Maqedoni

Shkup: Gazetari shqiptar “Rroftë Ukraina”! Gazetarja maqedonase “Ata janë nacistë”!

Debati planetar për zhvillimet në Ukrainë, ka përfshi edhe opinionistët në Maqedoninë e Veriut. Shumica absolute e opinionit dhe opinionistëve janë në anën e Ukrainës, e mes tyre shquhet edhe gazetari dhe analisti Naser Selmani.

“Bota e lirë dhe demokratike ka dënuar me force agresionin rus kundër Ukrainës dhe është solidarizuar me sakrificën sublime të popullit ukrainas për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre.

Për fat të mirë shtetet shqiptare dhe mbarë populli shqiptarë kudo që jeton është bashkuar me koalicionin euroatlantik në dënimin e këtij agresioni barabar të Putinit dhe solidarizimin me luftën e drejtë të ukrainasve për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut dhe familjeve të tyre!”, shkruan Selmani, transmeton Almakos.
“SLAVA UKRAINI” ka shkruar Selmani për të shprehur solidaritetin e tij, duke përdorë terme origjinale në gjuhën ukrainase për shprehjen “Rroftë Ukraina”.

Por në mesin e opinionistëve maqedonas ka edhe disa që haptazi mbajnë anën e Rusisë së Putinit, e në mesin e tyre edhe Emilija Geleva. Ajo ndan qendrimin e shumicës sē opinionistëve në Rusi dhe Serbi, që thonë se Zelenski dhe udheheqësia ukrainase janë “nacistë”.
“Zelenski, Poroshenko dhe 30 nacistë tjerë ukrainas janë të akuzuar për vrasje sistematike të popullatës civile “në tërë Ukrainën”, shkruan Geleva në facebook.