Maqedoni

Alarmojnë të punësuarit: “Komuna Karposh pritet të dënohet 15 milionë euro, disa politikanë do i ndajnë mes veti?!”

Burime nga komuna Karposh thonë se është duke u përgatitur “lojë e madhe” për ta futur komunën në borxh prej 15 milionë eurove, të cilat do ti paguajnë qytetarët e kësaj komune, e pastaj ato para t’i ndajnë mes veti.

“Kompania Pucko Petrol do ta padisë komunën duke kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 15 milionë eurove, nëse këtë javë nuk ndryshon Plani urbanistik për ndertimin e dy pompave të benzinës. Nese kjo nuk lejohet atëherë kompania do ti marë pa problem këto 15 milionë euro”, thekson ku burim nga komuna e Karposhit. Sipas tij, në rast se dënohet komuna, çmimin do ta paguajnë qytetarët e saj, kurse komuna e tyre në afat të gjatë nuk do të jetë në gjendje të realizojë as investimet më të domosdoshme, e jo më investime kapitale.

Të njejtat informacione i konfirmojnë edhe në Keshillin Komunal në Karposh. Burime nga Këshilli thonë se në këtë “lojë” si duket janë të involvuar edhe interesat e partive politike, “që do të ndanin bashkë një pjesë nga 15 milionë eurot që komuna do të duhej të ja kompenzonte kompanisë në fjalë”

“Afatet për ndryshimin e planit janë të shkurtra, kurse kryetari i Keshillit nuk po cakton mbledhje. Në vizitë patëm edhe përfaqësues të zyrës së Avokatit të Shtetit, të cilët paralajmëruan keshilltarët se mund të përndiqen penalisht nëse Komuna dënohet me 15 milionë euro, por prap nuk ka asnjë reagim. Si duket provizionet që pritet të fitohen janë të larta, sepse më shumë interesim pi vërehet që të dënohet komuna se mos të dënohet”, thonë burime nga Këshilli i Komunës, duke shtuar se atyre po u shkon për shtati edhe situata aktuale ku vemendja e opinionit është e fokusuar në Ukrainë.
Ata kanë dyshime edhe për korruptim të mediumeve në këtë rast, sepse nuk duan të raportojnë per këtë skandal.
“Bile edhe mediume që financohen vetëm me donacione të huaja, e që raportojnë edhe për afera të vogla korruptive prej 10 e 15 mijë eurove, kanë refuzuar të interesohen për këtë aferë prej 15 milionë eurove”, shtojnë ata.
Deri tani nuk kemi rënë në kontakt me zyrtarë të komunës dhe kompanisë, por si subjekte të dëshmuara serioze pritet se ata do të prononcohen së shpejti ndaj ketyre dyshimeve, ndoshta edhe gjatë ditës së nesërme.