Rajon - Botë

Putini i urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të jenë në gatishmëri të lartë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë pas deklaratave agresive të vendeve të NATO-s, raporton Reuters.

“Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime jomiqësore ekonomike kundër vendit tonë, por liderët e vendeve të mëdha të NATO-s po bëjnë deklarata agresive për vendin tonë. Kështu që unë urdhëroj që forcat parandaluese të Rusisë të zhvendosen në një regjim të veçantë detyre”, ka thënë Putini.