Shqipëri

Ndodh në Shqipëri: Gjyshja në shtëpinë e pleqve paguhet një milionë euro

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon të hedhë akuza në lidhje me koncesionin e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi ka publikuar emrat dhe fotot e disa personave, që sipas saj tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.

“Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.

 

 

Të dashur qytetarë, prokurorë, e ndërkombëtarë që na keni ndihmuar për realizimin e reformës në drejtësi, ju ftoj të shikoni fotot e mëposhtme. Ato tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.

ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve.”-shkruan Kryemadhi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : CITY NEWS ALBANIA

 

POLITIKË

Taulant Balla: Putini i pabesë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e cilëson presidentin rus, Vladimir Putin si të pabesë.

Sipas tij, agresioni nuk është një akt vetëm kundër Ukrainës, por një sulm i pabesë kundër themeleve të rendit dhe sigurisë së Europës dhe mbarë botës.

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Agresioni rus kundër Ukrainës nuk është një akt vetëm kundër Ukrainës, por një sulm i pabesë kundër themeleve të rendit dhe sigurisë së Europës dhe mbarë botës. Si mund të sulmohet në shekullin XXI një shtet i pavarur pa asnjë shkak?! Si mund të bombardosh shtëpitë e një vendi fqinj, duke shkaktuar dhjetra viktima të pafajshme?!

Mendimet tona janë me popullin mik të Ukrahinës”-shkruan Balla./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

POLITIKË

Desada Metaj shkel ligjin/ Pse duhet shkarkuar e besuara e Bashës, faktet që e “kryqëzojnë”

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Vetëm pak ditë më parë, Desada Metaj u emërua si anetarë e AMA-s, me “bekimin” e Lulzim Bashës.

Për ti bërë nder Desadës, apo për ta hequr qafe, këtë e dinë ata.

Por, vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, Desada Metaj ka shkelur ligjin dhe faktet tregojnë se tashmë duhet të kishte nisur shkarkimi i saj.

Së pari kujtojmë këtu faktin se ajo u paraqit në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Më tej ndërhyri në mbledhje, duke “urdhëruar” kryetaren e këtij Komisioni, Jorida Tabakun, për pyetjet qe duhej ti drejtonte kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në disa foto të publikuara nga mediat shikohen mesazhet e Metajt, me deputeten Jorida Tabaku. Në këto mesazhe, në shkelje të pozicionit të saj, Metaj i jep udhëzime Tabakut për pyetjet që duhet t’i drejtonte kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ishte thirrur në dëgjesë, si dhe e këshillon si duhet të sillet gjatë debatit.( Lexo këtu)

Më tej, vetë Metaj në një postim në rrjetet sociale, ndërsa tenton të justifikojë skandalin, pranon se mbështet Opozitën. Edhe pse është anëtare e AMA-s.

Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë“,- thuhet në reagimin e bërë nga Metaj.

Për më tepër, Metaj ka mbajtur qëndrime publike kundër deputetes Ermonela Felaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ermonela Felaj, përfaqësuese e PS në Komisionin Hetimor për inceneratorët ka shprehur shqetësimin për prezencën time në këtë Komision, meqë si e votuar nga parlamenti për AMA-n nuk e lejon ligji.

Pra, këta dashnorët e zbatueshmërisë së ligjeve që me këto ligje kanë vjedh dhe abuzuar miliona euro me inceneratorët u intimidokan nga prezenca ima pa të drejtë fjale, duket që i kanë punët në vijë”-shkruante në rrjetet sociale, Metaj.

Ndërsa më pas në një tjetër qëndrim publik, Meta ka sulmuar hapur ish-kryeministrin Berisha.

Ndër të tjera, Desada Metaj shkruante se “Tani që dhe vetë Berisha është rikthyer në parlament dhe opozita sërish ka përfaqësuesit e saj në AMA, unë përfaqësokam bashkëqeverisjen.

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nuk kam patur kurrë dyshime për koherencën e munguar politike të Sali Berishës, por kam shpresuar gjithmonë se të paktën informacionet për zëdhënëset do t’i kishte të sakta. Duke u nisur dhe nga dobësia që ka për to!”

Këto qëndrime të Desada Metaj janë në kundërshtim me Kodin e AMA, i cili e ndalon.

Por, çfarë thotë Kodi i Sjelljes?

Sipas nenit 7 të ligjit për mediat audiovizuale, anëtarët e AMA-s nuk mund të jenë individët që janë anëtarë të partive dhe shoqatave politike.

Ligji i ndalon anëtarët e AMA-s që të shprehen ose të mbajnë qëndrime publike që cenojnë paanshmërinë e tyre dhe se ata nuk duhet të influencohen financiarisht apo politikisht dhe duhet të veprojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur dhe thelluar objektivat e AMA-s.

Funksionarët e AMA gjatë ushtrimit të detyrës, nuk mund të jenë anëtarë të partive, organizata politike apo të kryejnë funksione publike që konsiderohen si të papajtueshme me detyrën nga legjislacioni në fuqi për median audiovizive”, thuhet në Kodin e sjelljes.

Mesa duket “ Kodi” dhe ligji janë të parëndësishme për të besuarën e Lulzim Bashës.

Por, AMA nuk mund të jetë selia e konferencave të shtypit të Desades per interesat e saj politike krejtësisht imorale./CNA.al

Foto-Desada Metaj “urdhëron” Tabakun/ I dërgon pyetje të gatshme, mesazhe dhe nga analistët

 

Pasi mori “urdhra” nga Desada Metaj/ Tabaku bën sekretaren e Bardhit

 

LEXO TE PLOTE

POLITIKË

Meta bën paqe me Qeverinë/ Dekreton tre ligje

Presidentit Ilir Meta ka dekretuar me shpallje tre ligje.

Sipas një njoftimi të Presidencës, Meta ka dekretuar ligjet e mëposhtme:

“- Ligjin nr. 14/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”.

Ndryshimet në këtë ligj, edhe pse të përsëritura, vlerësohen të nevojshme për sa kohë synojnë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë deri 31.12.2023, të bonove dhe lekëve të privatizimit, duke krijuar  mundësinë për personat që zotërojnë bono e lekë privatizimi, që t’i përdorin ato edhe gjatë viteve 2022 dhe 2023.

– Ligjin nr. 15/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”.

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pavarësisht se ligji bazë është miratuar në vitin 2016, ndryshimet që synojnë forcimin e rregullave për mbrojtjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga dëmtuesit, si dhe parandalimi i hyrjes dhe i përhapjes së dëmtuesve të rregulluar karantinorë dhe jokarantinorë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë për t`u vlerësuar.

– Ligjin nr. 18/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”.

Aderimi i Shqipërisë në “Konventën Kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”, ndërkohë që Shqipëria është një nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara për Turizmin, kërkon angazhimin e qëndrueshëm të të gjitha institucioneve për promovimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

Autoritetet publike veçanërisht duhet të sigurojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe ofrojnë siguri për turistët e huaj, si dhe të angazhohen në forcimin e burimeve të turizmit, zhvillimit të politikave të qëndrueshme në këtë drejtim, që mbajnë në konsideratë edhe respektimin e të drejtave të të punësuarve në sektorin e turizmit.”/ CNA.al