Kasami: Policia në Tetovë po e saboton punën e Komunës
Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ngre dyshime për qasje tendencioze të disa strukturave të policisë në Tetovë ndaj komunës, shkruan Alsat.
Sipas Kasamit, sektori i punëve të brendshme në Tetovës ka anashkaluar disa nga kërkesat e komunës që kanë të bëjnë me vendosjen e rendit në komunikacion, gjë e cila sipas tij nuk ka ndodhur me udhëheqësinë paraprake të komunës.
“Ne kemi tani situatë kur kërkojmë apo informojmë sektorin për punë të Brendshme për punët që duhet t’i bëjnë dhe për disa raste ende nuk kemi përgjigje. 14:43 Nuk kam vërejtje ndaj përgjegjësit të komunikacionit por unë kam vërejtjet dhe dyshimet e mia se në kuadër të sektorit për punë të brendshme në Tetovë ka tendencat që të sabotohet puna e komunës së Tetovës. Nuk kam ende argumente me të cilat do të dal para opinionit por kur me të vërtetë do të bëhet problematike për qytetarët ne do ta njoftojmë opinionin”, tha Bilall Kasami.
Gjatë raportimit për 100 ditshin e parë të Qeverisjes, kreu i Tetovës tha se më se voni pas dy muajsh do të dihet se cila do të jetë zgjidhja e problemit me qentë endacak në Tetovë. Gjatë konferencës për shtyp Kasami njoftoi se komuna e Bërvenicës ka refuzuar që qendra për strehimin e qenve endacak të jetë në territorin e saj.