Pas 11 orësh negociata, Kosova dhe Serbia janë afër një marrëveshje
Emisari i BE-së, Miroslav Lajckak, ështe shprehur se pas 11 orëve të negociatave intenzive janë afër marrëveshjes për disa dokumente mes Kosovës dhe Serbisë pa specifikuar se në cilat çështje do të merren vesh palët.
Lajcak ka shkruar se, megjithatë hapi i fundit është më i vështiri.
“Pas 11 orëve të negociatave intenzive dje, jemi afër për të arritur marrëveshje në disa dokumente. Por si zakonisht, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajcak.