Profesori Murati ua thotë në sy funksionarëve të BDI-së: Gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni!
Xheladin Murati: Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
By
Desk
21/02/2022 16:01
Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare ishte shkak që të zhvillohet debat publik edhe për nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Në ngjarjen që u organizua sot në Shkup, profesori universitar, Xheladin Murati vlerësoi se edhe pse kemi Ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, sërish gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe se përdorimi i të njëjtës në rrugë zyrtare, bëhet “sipas qejfit”.
“Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar sipas qejfit – kush do e përdorë. Gjuha shqipe nuk ekziston në Kushtetutën e RMV-së, ekziston si gjuhë e 20%. Së treti shqiptarët nuk janë popull shtet formues të shtetit të Maqedonisë, i cili status e zgjedh edhe çështjen e gjuhës. Koncepti i përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe nuk është i përsosur sepse nenet përbërëse të ligjit janë të papërsosura dhe jo koncize”, tha Murati, transmeton TV21.