Përfaqësues të ambasadës holandeze vizituan burgun e Idrizovës, ja çka biseduan me drejtorin Rexhepi!
Zëvendës shefi i misionit diplomatik të Mbretërisë së Holandës, në Shkup, Robert Dekker dhe Alain Ancion kanë vizituar burgun e Idrizoves ku janë pritur nga drejtori Rexhep Rexhepi.
“Sot pata nderin të pres zëvendës shefin e misionit diplomatik të Mbretërisë së Holandës, në Shkup, z. Robert Dekker dhe z. Alain Ancion. Kushtet në Burgun e Idrizovës dhe ektremizmi ishin tema të cilat i trajtuam bashkarisht. Shpreha gadishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë, duke treguar interes për bartjen e përvojave pozitive nga shtetet e BE-së dhe Mbretëria e Holandës, në këtë drejtim!”, njoftoi pas takimit drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi.