Maqedoni

Dorëzohet Rusia, tërheq një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se do të tërheqë një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën. Vendimi ka ardhur sipas autoriteteve ruse pasi forcat e ushtrisë kanë përmbushur stërvitjet që vijonin prej disa javësh.

Siç raporton BBC, Rusia ka theksuar megjithatë se një pjesë e trupave do të vijojnë të qendrojnë në kufirin me Ukrainën, sërish nën justifikimin se vijojnë stërvitjet.

BBC raporton se zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha:

Njësitë e distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar misionet e tyre dhe tashmë kanë filluar të ngarkojnë materialet dhe mjetet e tyre në trena dhe kamionë për të filluar zhvendosjen nga garnizonet e tyre. Njësi të veçanta do të marshojnë në këmbë si pjesë e kolonave ushtarake.

Një numër ushtrimesh stërvitore luftarake, duke përfshirë stërvitjet, janë kryer siç ishte planifikuar.

“Megjithatë, disa stërvitje janë ende në vazhdim”, tha Konashenkov.

Po ashtu, ai shtoi: Forcat e Armatosura Ruse po vazhdojnë një sërë stërvitjesh në shkallë të gjerë për trajnimin operacional të trupave dhe forcave. Praktikisht marrin flota, forcat e këmbësorisë dhe forcat ajrore.

Autoritetet ruse raportojnë megjithatë se stërvitja e forcave të tyre me ato bjellorusë do të përfundojë në datë 20 shkurt.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi. /abcnews.al