Maqedoni

Gjendet i vdekur një person në stacionin e autobusëve në Shkup

Nga Ministira e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e djeshme, respektivisht rreth orës 17:50 në SPB-Shkup është raportuar se në Qendrën për Transport është gjetur i vdekur një person i pastrehë, mes moshës 50-60 vjeçe.

“Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.