Maqedoni

MUNGESA E ENERGJISË ELEKTRIKE NUK E KA PENGUAR FUNKSIONIMIN E KLINIKAVE

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në Shkup këtë pasdite, nuk ka shkaktuar pasoja në spitalet në kryeqytet.

Njofton se janë aktivizuar agregatët e klinikave.

“Njoftojmë opinionin se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë pasdites në Shkup, në Qendrën Klinike në Shkup janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo pasojë në funksionimin normal. Agregatët e Klinikave po funksionojnë pa probleme dhe kujdesi shëndetësor për pacientët nuk pengohet në asnjë moment”, ka shkruar Sali./KlanMacedonia/