Maqedoni

Mitreski: Opozita dëshiron të krijojë incident në Kuvend

Jovan Mitreski, koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së, për “Utrinski Brifing” tha se opozita dëshiron të krijojë incident në Kuvend dhe për këtë arsye janë bllokuar rreth 30-40 procedura, përfshirë ligjet, emërimin e ambasadorëve dhe katër gjyqtarë kushtetues.

“Kam një ndjenjë që duan të krijojnë një incident, por ne po kërkojmë që me bisedime të kalojmë këto ligje të bllokuara. Bëhet fjalë për 30-40 procedura që i japim mundësinë për bisedime, por kujdesemi të mos provokojmë të cilën po e pret opozita”, tha Mitreski.

Mitreski shtoi se opozita ka vërejtje për zgjidhjen e re ligjore sipas së cilës paga minimale duhet të rritet në 18.000 denarë. Kërkesa shtesë e opozitës do të jetë nivelimi i pagave në të gjithë sektorët sipas pagës minimale.

Ai shtoi se procedura të tilla duhet dëshirojnë ta tregojnë qeverinë si të paaftë para opinionit, pasi opozita mbylli faqen e saj ku ishin programet e kryetarëve të komunave të zgjedhur nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të koalicionit.