DPHM: Janari ishte mesatarisht i ftohtë, por reshjet nën mesataren
Kanari i këtij viti është karakterizuar si muaj mesatar i ftohtë dhe nën mesatare muaj me lagështi krahasuar me vlerat mesatare afatgjata, sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në vend nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
“Luhatja e temperaturës ka qenë 7.8 gradë Celsius dhe ka lëvizur nga -2.6 gradë në Mavrovë deri në 5.2 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të janarit për një periudhë tredhjetëvjeçare (1981-2010), këtë vit ishte 0,1 gradë mbi mesataren kombëtare. Në fillim të muajit janë vërejtur temperatura të larta maksimale dhe minimale, të pazakonta për këtë pjesë të vitit. Në disa pika matëse temperaturat maksimale ishin më të larta se vlerat maksimale absolute. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 1 janar në Gjevgjeli dhe ka qenë 20.7 gradë”, njoftojnë nga DPHM-ja.
Temperaturat minimale nën zero janë vërejtur në të gjitha pikat matëse, veçanërisht intensivisht më të ulëta në dekadën e tretë. Temperatura më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 25 janar dhe ka qenë -19.6 gradë.
Siç kumtoi DPHM-ja, në janar të këtij viti sasia mujore e reshjeve në vend ishte 55 mm dhe lëvizte nga 9,3 mm në Prilep deri në 64,4 mm në Mavrovë.