Maqedoni

Ziadin Sela vizitë në Prishtinë, takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me sekretarin gjeneral, Arben Taravari dhe kordinatoren e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Si; njoftoi Sela në rrjetet sociale, në takim janë diskutuar çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut!

“Sfidat me të cilat përballen vendet tona, qytetarët dhe perspektiva e tyre, mbeten shqetësimi parësorë i subjekteve tona politike.

Në këtë takim, mjaft të rëndësishëm u theksua edhe rëndësia për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit jo vetëm mes subjekteve politike, por edhe mes dy vendeve tona.

Projektet e përbashkëta, lidhja infrastrukturore, shkëmbimi dhe zhvillimi ekonomik dhe integrimi euro-atlantik mbeten përcaktimi strategjik i joni dhe qytetarëve që përfaqësojmë”, njoftoi pas takimit kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.