Ministri Sali u takua me ambasadorin shqiptar Fatos Reka
Forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik, zbatimi i politikave globale dhe europiane, bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e shëndetësisë, si dhe zbatimi i objektivave të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm ishin temat e takimit të sotëm mes Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka.
“Duke diskutuar, ramë dakord për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në disa segmente të sistemit shëndetësor, shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave dhe ndjekjen e trendeve moderne në shëndetësisë.
E falënderova Ambasadorin për vizitën dhe konkluduam që takimet e këtilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, njoftoi ministri Sali pas takimit.