Maqedoni

Drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja Bekim Emini pjesë e biznes takimit historik Maqedoni-Bullgari

Drejtori i Agjencionit për investime te huaja dhe promovim të eksportit Bekim Emini sot ka marë pjesë në takimin e Parë të Grupit Punues për Ekonomi, Tregti dhe Inovacion, i kryesuar nga Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit të Republikës së Bullgarisë, Daniel Lorer. Në takim u diskutua për :
👉Tërheqjen e investimeve
👉Bashkëpunimin në fushën e inovacionit
👉Strukturimin e instrumenteve financiare
👉Mbështetjen për start-up
👉Mbështetjen e përbashkët e kompanive nga të dy vendet
👉Projekte të përbashkëta përballë fondeve dhe programeve europiane, si dhe
👉Rritja e këmbimit tregtar.
Ky takim i dytë i delegacioneve qeveritare të R Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, i organizuar për një periudhë të shkurtër kohore, tregon gatishmërinë për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.